Dude Balje: Pse më paragjykojnë duke më thënë “Deputetja që vishet seksi e që provokon”, unë respektoj kodin e veshjes

Mediale Vip

Dude Balje: Pse më paragjykojnë duke më thënë “Deputetja që vishet seksi e që provokon”, unë respektoj kodin e veshjes

Më: 10 janar 2018 Në ora: 23:38
Dude Balje

Deputetja e grupit 6+ në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje, është shquar gjithmonë si njëra ndër deputetet më joshëse.

Ajo ka tërhequr me qindra herë vëmendjen e mediave dhe aparatëve fotografikë në Kuvendin e Kosovës, me atraktivitetin e saj, i cili gjithmonë binte në sy.

Balje, e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine” ka folur më shumë rreth paraqitjes së saj, duke thënë se nuk e kupton se pse të tjerët e paragjykojnë.

Tutje, deputetja tregoi se ka respektuar gjithmonë kodin e veshjes, dhe se asnjëherë nuk është shfaqur me veshje eksplicite, kanë qenë vetëm mediat ato që kanë shkruar një gjë të tillë.

Duda gjithashtu tregoi se nëna e saj është stiliste, dhe se ajo është rritur nën trendet e modës, duke treguar gjithashtu se për t’u dukur bukur, nuk do të thotë të harxhon shuma të mëdha parash, pasi mund të dukesh elegant edhe me pak gjëra modeste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat