Meta në shtëpinë e Ijes së Bes Kallakut, ja kërkesa që ajo ka për të

Mediale Vip

Meta në shtëpinë e Ijes së Bes Kallakut, ja kërkesa që ajo ka për të

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:31
Bes Kallaku, Ijes dhe Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta para se të fillonte vizitën e tij zyrtare në Kroaci, ka zgjedhur që të shkojë fillimisht për një vizitë në shtëpinë e gjyshes së aktorit të Portokallisë, Bes Kallakut. Gjyshja e Besit tashmë është shndërruar në një personazh shumë të dashur për të gjithë publikun e shqiptar.

Ka qënë Presidenti Meta ai që nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur vizitën ne shtëpinë e Ijes, ku personazh në video është edhe Besi.

“Presim vizita pasi Ija ka hapur Instagaram dhe një nga miqtë tanë që kanë ardhur për të uruar për hapjen e instagramit të Ijes është edhe Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta”, është shprehur Besi i cili në video e ka pyetur Ijen se cila ishte kërkesa që ajo ka për presidentin.

“Ju falenderoj të gjithëve, falenderoj Ilirin që ka ardhur te shpija ime. Iliri qenka si unë katuar, buk domate e djath dhe një fije raki do”, është shprehur Ija e cila ka shtuar se kërkësa e saj për presidentin ishte që “duke qenë se do iki në Koraci të më marri si zonjë të parë meqë Monikën nuk e ka”.

 

Nuk mund të nisesha për në Rinas pa ndaluar në Bubq tek Ija e Besit. @ija_besit @bes_kallaku

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat