Në më pak se 2 javë, 6 fejesa, cilët janë VIP-at shqiptarë që i dhanë fund beqarisë?

Mediale Vip

Në më pak se 2 javë, 6 fejesa, cilët janë VIP-at shqiptarë që i dhanë fund beqarisë?

Më: 12 janar 2018 Në ora: 11:34
Taulant Xhaka dhe Arbnora

Nëse vera e kaluar është karakerizuar nga dasmat VIP, ky dimër do të mbahet mend për fejesa.

Më poshtë do t’ju sjellim listën me VIP-at që janë fejuar këto dy javët e fundit, lista e cila dominohet nga sportistë.

Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri

E shtuna e 6 dhjetorit ka qenë nje ditë feste për familjen Gjebrea. Djali i madh, Jon dhe Merlin Haxhiymeri janë fejuar dhe për këtë kishin organizuar edhe një festë, ku të ftuar ishin vetëm familjarë të çiftit, e megjithatë Arditi u treguar shumë bujar duke ndarë me ne momentet më pikante nga kjo ceremoni.

Izmir Ismailaj dhe Lorela Shkreli

Në listën e personazheve që zyrtarizuan në fejesë lidhjen e tyre, bën pjesë edhe atleti Izmir Ismailaj. Lajmin e dha vetë, ai nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetin social Facebook, në njërën prej së cilës tregonte unazat. E fejuara e tij është bjondja bukuroshe Lorela Shkreli.

Armando Sadiku dhe Elona

Është një nga futbollistët më të lakmuar nga vajzat, në Kombëtaren Shqiptare, i cili është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë, Megjithatë kjo periudhë i përket tashmë të kaluar, pasi Armando Sadiku është fejuar. Lajmi nuk është konfirmuar nga vetë ai, por ka qenë babi i ylli të kombëtares që ka njoftuar fejesën e djalit. Vajza fatlumet quhet Elona. Ajo është me origjinë nga Kosova dhe jeton prej vitesh në Gjermani, me profeson stomatologe.

Taulant Xhaka dhe Arbnora

Ashtu si kurse martesa e vëllait të tij, edhe fejesa e Taulant Xhakës me Arbnorën na erdhi paksa papritur. Nëpërmjet disa fotove të postuara në rrjetet sociale, ku shfaqeshin duke shkëmbyer unazat, Xhaka na njoftoi se ishte fejuar. Edhe Xhaka është përfolur shumë për lidhjet e tij të dashurisë me emra të njohur të ekranit, por ato nuk janë asnjëherë  derisa erdhi Arbnora, vajza që i rrëmbeu zemrën yllit të kombëtares. Profili i tij në Instagram, tashmë është i mbushur me dedikime për të fejuar, diçka që nuk e kishim parë më parë tek ai.

Arbëri Dreshaj dhe Stephania

Sërish fejesë në familjen Dreshaj. Pas modeles bukuroshe, Afërdita edhe vëllai i saj Arbëri  është fejuar. Lajmin e ka dhënë Afërdita nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ashtu si kurse edhe e motra, edhe partnerja e Arbrit, është e huaj.

Mozzik dhe Loredana Latifi

Nuk është konfirmuar ende nga çifti, por duket se Loredana  Latifi dhe Mozzik janë fejuar. Ka qenë vetë Gramoz Aliu, ose siç ne e njohim, Mozzik ai që ka postuar një foto në Instagram duke na treguar unazat e personalizuara. Nuk janë ato tipike që ne jemi mësuar t’i shohim në raste të tilla, por duke njohur natyrën e veçantë të çiftit, nuk përjashtohet mundësia që kanë zgjedhur pikërisht këto unaza për të zyrtarizuar në fejesë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat