Kënga e re e Dua Lipës tejkalon parashikimet, arrin milionëshin e parë

Mediale Vip

Kënga e re e Dua Lipës tejkalon parashikimet, arrin milionëshin e parë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 20:15
Dua Lipa

Dua Lipa po shijon sukseset e njëpasnjëshme në karrierën e saj, të cilën s'ka shumë vite që e ka filluar.

Kënga “New Rules”, e publikuar gjatë vitit 2017 ishte ndër këngët më të dëgjuara, e cila deri tani ka marrë mbi 888 milionë klikime në kanalin Youtube.

Gjatë ditës së sotme, Dua ka lansuar këngën e re me titull “IDGAF”, këngë të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Edhe pse e kishte paralajmëruar kohë më parë këtë projekt, duket se pritja ia ka vlejtur ngase kënga po pritet mirë që në orët e para të publikimit.

Për më pak se gjashtë orë nga publikimi, “IDGAF” ka kapur shifrën prej 1 milion klikimesh, madje ajo është renditur e para në listën “trending” në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat