Nikki Haskell : “Faleminderit, Fadil Berisha! Askush nuk e bën fotografinë më të mirë”

Mediale Vip

Nikki Haskell : “Faleminderit, Fadil Berisha! Askush nuk e bën fotografinë më të mirë”

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 16 janar 2018 Në ora: 17:07
Nikki Haskell

NEW YORK CITY : Nikki Haskell, e cila ka kaluar një jetë të bukur, në 75 vitet e saj, është një nga mbështetëset dhe admirueset ndoshta të vetme të Hollivudit, pas Presidentit të 45të, të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, shkruan shtypi amerikan në biografinë e saj.

Duke përmendur atë se ajo ka qenë një ndërmjetëse e firmave të pasurive të paluajtshme, një projektues, një agjente burse që filloi punën e saj në një kompani talk-show spektakolare, një moderatore televizive e praktikimit të dietës dhe ushtrimeve - fitnes.

Nëpërmjet të gjitha aftësive të saj, ajo ka mbështetur trurin e saj, entuziazmin e saj dhe aftësinë e saj si një lidhës social për ta fuqizuar atë nëpër kohë të vështira, në jetën sociale të miliona amerikanëve..

Si një nga adhurueset më fanatike të presidentit dhe një nga miqtë e saj më të vjetër, Presidentit Donald J. Trump, të cilin ajo e njeh qysh në vitin 1974, kur e takoi për herë të parë në Le Club, një lokal i famshëm për artistët e mëdhenj në East 55th Street në Manhattan - New York, ajo me gjithë sulmet skrupuloze, ndaj saj nga kolegët e fansat e shumtë nuk ka hequr dorë nga miku i saj Presidentit të 45të, të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump.

Dhe, natyrisht, ajo nuk ka harruara edhe mikun e saj dhe të Donald J. Trump, fotografin e famshëm shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha, duke e vizituar atë në Studion e tij në Manhattan, dhe u fotografuar me mikun e saj Fadil Berishën, duke shkruar në profilin e saj :”Faleminderit, Fadil Berisha! Askush nuk e bën fotografinë më të mirë. Ti je një fotograf i shkëlqyer, i dashur mik. Dhe një frymëzim për të gjithë fotografët” .

Nikki Haskell nuk është vetëm një sipërmarrëse e shquar dhe një udhëheqëse e suksesshme e biznesit, ajo është edhe një nga bursistët e parë femra në Wall Street. Nikki e zhvendosi fokusin e saj në industrinë e argëtimit dhe u bë producent e filmave të Hollivudit, një drejtuese e zonja e talk show, artiste e njohur. Ajo është e njohur se ka bërë edhe disa produkte në lidhje me humbjen e peshës për femrat që duan të ruajnë linjat, përfshirë StarCaps, StarCruncher, NikkiBars dhe StarSuckers.

E lindur në Çikago, Nikki, u diplomua në Institutin e Arteve në Çikago. Disa nga veprat e saj artistike kan fituar çmime në shfaqje të ndryshme të artit, duke përfshirë Panairin e Artit të Brukselit. Ajo tani ka një linjë të artit të botuar nga revista Graphic Encounter.

Nikki ka qenë hipiste e apasionuar në garat e kuajve, ajo ishte një kalorëse kampione. Ajo u rrit në Beverly Hills ku u diplomua nga Shkolla e Mesme e Arttit të Beverly Hills dhe Instituti i Financave i Nju Jorkut.

Nikki kaloi në industrinë e argëtimit dhe krijoi shoun e saj "Show Nikki Haskell", me të cilën ajo gjithashtu prodhoi dhe organizoi mbi 300 shfaqje.

Aktualisht, Nikki po punon për një projekt të ri televiziv, duke përfshirë filmimin klasik "The Nikki Haskell Show”, një film e prodhuar prej saj i kombinuar me intervista të reja, mbrëmje dhe argëtim të shkëlqyer në një format realiti Shou i titulluar ; ”Flashback To The Future”.

Ajo është nderuar me titullin si "Mbretëresha e Nju Jorkut" nga New York Magazine, e cila quajti atë "Girl" dhe në kopertinën e saj vendosi fotografinë me portretin e Nikki Haskell në botimin jubilar "Issue 35th Anniversary”.

Ajo është shfaqur në emisionet televizive të shumta duke përfshirë "Night Late me David Letterman", "Entertainment Tonight", "E!", "Inside Edition", "Insider", "Joan Rivers", "Extra", "20/20" dhe Access Hollywood “.

Nikki Haskell gjithashtu është duke shfaqur biografitë e shumta për rrjete të tilla si Channel E! duke folur për jetën e Ivana Trump dhe Donald Trump, Robert Evans, Joan Collins, Margaux Hemingway dhe The Village People.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat