50 Cent paralajmëron albumin e ri

Mediale Vip

50 Cent paralajmëron albumin e ri

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:34
50 Cent

Hip hop ylli amerikan, 50 Cent ka paralajmëruar rikthimin e fuqishëm në skenë.

50 Cent po bëhet gati për publikimin e albumit të tij të shumëpritur, Street King Immortal.

Ai nuk ka nguruar që në një intervistë të tij së fundmi të krahasojë albumin e tij debutues të vitit 2003, “Get Rich or Die Tryin” me albumin e ri.

“Tani për tani jam në mes të regjistrimit të albumit të gjashtë. Por, është po aq i mirë sa i pari”, u shpreh Fifty.

Curtis Jackson tha se ai zakonisht punon në studio ditën e diel.

“Unë hyj në studio për muzikë të dielën, pasi aty janë producentët e mi. Mund të qëndroj gjashtë orë aty dhe të mos e vërej”, u shpreh Fifty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat