Fotografi francez bën deklaratën befasuese: Me Eglën nuk na bashkon dashuria

Mediale Vip

Fotografi francez bën deklaratën befasuese: Me Eglën nuk na bashkon dashuria

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:41
Ale de Basseville dhe Egla Harxhi

Egla Harxhi e njohur në Shqipëri si “Miss Albania 2007” me deklaratën e saj se bashkëjeton me partnerin Ale de Basseville dhe me një vajzë tjetër, tërhoqi vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Përpara pak javësh Egla solli në jetë edhe fëmijën e saj të quajtur Luxifer, por të gjithëve u vërtiteshin shumë pyetje në mendje: A do të ketë fëmija dy mama? Pse Egla zgjodhi të lindte në Francë dhe jo në Shqipëri, duke qenë se partneri i saj synon të krijojë një principatë në Libofsh të Fierit?

Për gazetën “Panorama Plus” Ale de Basseville ka thënë se djali i tyre Luxifer nuk ka dy mama, aq më shumë një baba. Sipas fotografit media e ka përdorur historinë e tij me Eglën dhe vajzën tjetër sipas interesit, sepse mes tyre nuk ka marrdhënie treshe. 

Për lindjen e Eglës në Francë dhe jo në Shqipëri ai është shprehur: Në Libofshë ose në Shqipëri ende nuk është shërbimi mjekësor si në Francë, që është ekstremisht i njohur në botë për përsosmërinë, gjë që nuk ekziston ende në vendin tuaj. 

Për shkak të sëmundjes sime dopio gjenetike, ishte e rëndësishme për të pasur një sistem të cilësisë së parë, që do e quaja AAA. Për t’iu përgjigjur pyetjes, i them faleminderit zotit Kryeministër Komunist dhe shpresoj t’i vendosi në 2018-ën shërbimet higjenike dhe sanitare në spitalet shqiptare.

Gjithashtu ai ka treguar se nuk mund të flasë asnjëherë për dashuri, por vetëm për detyra në marrëdhënien që ka me Egla Harxhin. Sipas Ale de Basseville ajo që e bashkon me modelen shqiptare është vetëm vizioni i përbashkët që kanë për krijmin e pushtetit, Principatës së Libofshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat