Si i tregoi Khloe të dashurit për shtatzëni?

Mediale Vip

Si i tregoi Khloe të dashurit për shtatzëni?

Më: 17 janar 2018 Në ora: 23:24
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian i tregoi të dashurit të saj, Tristan Thompson, se është shtatzënë përmes FaceTime.

33-vjeçarja e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, foli për momentin në faqen e saj në internet.

“Tristan ishte ai që vazhdonte të më thoshte: ‘unë mendoj se je shtatzënë’. Ai po largohej nga qyteti për t’u kthyer në Toronto dhe unë bëra një test shtatzënie. Isha nervoz dhe shumë e ngazëllyer”, shkroi Khloe.

“Natyrisht është një bekim dhe një emocion, por besoj se reagimi fillestar është gjithmonë nervoz. Jam e bekuar që Tristan më përkrahi, më ndihmoi të kapërceja çdo frikë dhe ankth që kam. Ai gjithmonë është pranë meje. Tristan ka qenë një engjëll për mua, ai ka bërë gjithçka të lehtë për mua, më shumë se unë mund të kisha imagjinuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat