Kim refuzon miliona dollarë

Mediale Vip

Kim refuzon miliona dollarë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:53
Kim dhe Kanye

Dy deri në pesë milionë dollarë është shuma që i është ofruar Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj, Kanye, për të bërë publike fotot e fëmijës së tyre të tretë.

Por duket se asnjë shumë parash, sado e konsiderueshme të jetë ajo, nuk e bind Kim dhe Kanye që të bëjnë publike pamjen e vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë.

Ky vendim i çiftit për të mos bërë publike pamjen e fëmijës së tyre, ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave si dhe ka nxitur konkurrencën e mediave, të cilat janë të predispozuara të rrisin ofertat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat