Katy Perry i bën nervoz producentët e “American Idol”

Mediale Vip

Katy Perry i bën nervoz producentët e “American Idol”

Më: 18 janar 2018 Në ora: 23:54
Katy Perry

Katy Perry po del se nuk është anëtare serioze e jurisë se “American Idol”.

Producentët e këtij formati televiziv kanë treguar se këngëtarja vjen pothuajse çdo herë vonë në raundet e audicionit, duke u shfaqur 10-25 minuta me vonesë.

Derisa ky fakt është frustues për producentët e emisionit, bëhet e ditur se anëtaret tjerë të jurisë, Luke Bryan dhe Lionel Richie, nuk janë edhe aq të mërzitur, meqë mes tyre ka kimi pozitive dhe atmosfera është gjithmonë argëtuese.

Por ajo që është shqetësuese në këtë juri është se nuk ka të paktën pak tension në mes të tyre, gjë që sipas producentëve tërheqë gjithmonë më shumë audiencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat