Elvana Gjata paska një dozë të fortë humori, ja kush e zbuloi

Mediale Vip

Elvana Gjata paska një dozë të fortë humori, ja kush e zbuloi

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:20
Elvana Gjata

Elvana Gjata i ka reduktuar në maksimumin e saj gjithë paraqitjet në rrjete sociale por edhe në ekrane.

Ndonëse vetë ka qenë hermetike gjithmonë, këngëtarja pas kapitullit të ri në tentim për të kapur suksesin ndërkombëtar u pa shumë më rrallë.

Por, duket se në 2018-tën këngëtarja s’do na mungojë. Elvana është shfaqur së fundmi me mikun e saj, Ermal Mamaqin në një video të postuar nga ky i fundit ku duket se Gjata, e njohur për seriozitetin e saj është përfshirë nga doza e humorit.

Në videon e ndarë, ajo thotë se njerëzit më të suksesshëm janë ata që hanë shëndetshëm, teksa pak sekonda pas i ‘vërsulet’ një torteje.

Ndiqni të plotë videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat