Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koci është emër shumë i dashur për publikun.
Kohën e fundit ajo është aktivizuar me lansimin e projekteve të reja muzikore, ku së fundi ka sjellë duetin me Genc Prelvukajn, këngën me titull “Shi bie në Tiranë”.
Përveç zërit të veçantë, Eni komentohet edhe pët linjat perfekte trupore, për të cilat kujdeset shumë.
Së fundi, ajo ka sjellë disa pamje nga palestra, saktësisht nga ushtrimet në boks, e që padyshim vëmendja shkonte tek linjat seksi të këngëtares.
Në fotografinë që postoi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja pranoi komente dhe pëlqime të shumta nga ana e ndjekësve.