Bleona Qereti tash e sa vite është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës për të realizuar ëndrrën e saj Hollywood-iane.
Gjatë muajit dhjetor, këngëtarja kishte “ndezur” rrjetin me imazhet tejet provokuese që i postonte çdo ditë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Bleona ka publikuar disa fotografi të reja me të cilat ka treguar se ka udhëtuar në Emiratet Arabe.
Ajo ka shkruar se ky është vendi më i pëlqyer për të dhe ishte bërë gati për të bërë një tretman.
Kujtojmë që këngëtarja ka njoftuar publikun se është duke përgatitur disa projekte të mëdha.