Gazetari “e pështyn” aktoren, ja si përgjigjet ajo

Mediale Vip

Gazetari “e pështyn” aktoren, ja si përgjigjet ajo

Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:20
Aktorja Ariel Winter (19)

Aktorja Ariel Winter (19) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs u shfaq në veshje provokuese.

Pamja e saj me dekolte të hapur shkaktoi zemërimin e një gazetari polak në rrjetin Twitter.

“Kur një grua si kjo tregon gjinjtë, sikur fton direkt burrat ta kapin për gjinjve”, shkruan Ivo Widlak, duke aluduar se si aktorja e re me përzgjedhjen e rrobave inkurajon meshkujt për ngacmim seksual.

Por, nuk vonoi shumë edhe përgjigjja e Ariel.

“Ke të drejtë. Dhe çfarë mund të presësh në kthim janë këmbët e mia të bukura në take që të godasin në mes të këmbëve tuaja ... Trupi im është imi dhe e imja vetëm, pa marrë parasysh zgjedhjen e veshjes! Gratë nuk janë objekte”, ka shkruar Ariel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat