Këngëtarja Jennifer Lopez ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin këtë herë e sjell në duet me Cardi B.
Së fundi, JLo ka performuar në Los Angeles, e cila u vlerësua si një nga performancat më të mira të saj, shkruan lajmi.net.
E ftuar në atë koncert ishte edhe Cardi B, që të dyja bënë performancën e parë të këngës e cila ende nuk është publikuar.
“Quiero Dinero” titullohet projekti i tyre, që i këndon parasë, e padyshim e sjellin me një vokal të mrekullueshëm Jlo dhe Cardi B.
Një pjesë nga performanca e tyre është publikuar në kanalin YouTube, kënga premton të shndërrohet në hit, momentin që lansohet.