Kylie Jenner dhe shtatzënia, çka thotë i dashuri i saj?

Mediale Vip

Kylie Jenner dhe shtatzënia, çka thotë i dashuri i saj?

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:40
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner është nder yjet më të përfolura kohëve të fundit, edhe pse gjithnjë është në qendër të mediave rozë.

Kësaj radhe është shkruar dhe komentuar tejet rreth një shtatzënie të mundshme.

Jenner, e cila është shumë aktive nëpër rrjetet sociale, kohëve të fundit nuk është se po poston fotografi provokative siq di ajo, gjë që i ka bërë këto thashetheme edhe më të besueshme.

E babai i fëmijës së saj thuhet të jetë i dashuri i saj Travis Scott. Ai ka komentuar për herë të parë këto thashetheme. I pyetur se a është Kylie shtatzënë Scott ka thënë “Nuk dua të flas rreth kësaj. Janë paragjykime, lëri t’i bëjnë”.

Cila është e vërteta do ta kuptojmë me kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat