Neil Diamond anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Mediale Vip

Neil Diamond anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:58
Neil Diamond

Këngëtari Neil Diamond ka lajmëruar se do të tërhiqet nga turet pas diagnostifikimit kohët e fundit me sëmundjen e Parkinsonit.

Diamond që mbush 77 vjeç të mërkurën, anuloi datat e koncerteve të tij në mars në Australi dhe Zelandën e Re, sipas këshillave të mjekëve.

Këngëtari i Solitary Man, ishte në mesin e turneut të tij që i dedikohej 50 vjetorit të daljes në skenë. Në një deklaratë ai tha se e kishte marrë vendimin me keqardhje dhe zhgënjim të madh.

“Kam qenë shumë i nderuar duke i prezantuar koncertet e mia publikut për plot 50 vite. Ndjesa ime e sinqertë i shkon të gjithë atyre që kanë blerë biletat dhe planifikonin të merrnin pjesë në koncert”, tha ai.

Parkinsoni është një gjendje progresive në të cilën truri dëmtohet. Ai mund të çojë në dridhje, vështirësi në lëvizje apo edhe probleme me memorien.

Diamond shpreson të vazhdojë të shkruajë këngë dhe ti regjistrojë ato edhe për pak kohë.

Përveç hiteve të tij, diamond ka shkruar edhe të famshmen “I’m a Believer”. Ai ka shitur mbi 130 milionë albume në të gjithë botën dhe pritet të marrë vlerësimin për karrierën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të shtunën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat