I dashuri e la disa herë, Ana Lika “i bën gjëmën” 12 orë poshtë… - Bota Sot
I dashuri e la disa herë, Ana Lika “i bën gjëmën” 12 orë poshtë…

Mediale Vip

E martë, 25 shtator 2018

I dashuri e la disa herë, Ana Lika “i bën gjëmën” 12 orë poshtë…

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:46
Ana Lika

Njihet si vajza rebele që bën gjithcka dëshiron, pa patur frikë. Aktorja Ana Lika është bërë e njohur për natyrën e saj të clirët që dhuron humor për publikun.

Përvec kësaj, ajo është shumë xheloze për personat e saj të dashur. E ftuar në ‘Why Not’ nga Roza Lati ka rrëfyer disa prej momenteve më të cmendura në jetën e saj.

“Kam dalë dhe me paruke, por kisha harruar të ndërroj makinën. Doja të shihja gjëra me sytë e mi dhe u nisa me paruke, kam qenë bjonde dhe i vura të zeza. I them motrës dil pak nga lokali dhe më shih, ngjaj sikur jam unë apo jo. Ndërkohë ishte errësuar, kisha vënë dhe syzet e rrija. Motra vjen direkt e më futet në makinë. I them si më gjete. Je me makinën tate më tha. Më kishte shpëtuar ky detaj, u ktheva prap në shtëpi. Do ti thoja në fund fare, nuk isha unë, ia kisha lënë makinën një shoqeje”, rrëfeu aktorja.

Ndërsa një rast tjetër e cilëson si nivel supersajan pasi ka bërë 12 orë roje poshtë shtëpisë.

“Kam ndejtur 12 orë poshtë shtëpisë së një personi dhe e kam analizuar shtëpinë e atij sikur ta kisha projektuar vetë. Nga 12 e natës deri 12 të drekës. Jam dhe tip detektive, fikja dritat e makinës, lëvizja nëpër lagje pa dritat. Ecja me frenat e dorës që të bëja zhurmë që të shihja një dritë, a ishte e ndezur si më kishin thënë mua. Hipja sipër baxhasë së makinës, mund të kisha vdekur atë ditë, por nuk ka problem. Do dilnin fjalët e mia. 

Si përfundim, vijnë dy burra në moshë dhe një cun i ri, civila, ata me drita, unë pa drita. Më thonë përshëndetje. Kur i pashë filluan dridhjet. Policia e shtetit, i thashë më nxirr letrën. Ishte ora 5 e mëngjesit. Thashë shyqyr që jeni të policisë. I thashë bëjmë një dorë muhabet se kam që në 12 që nuk po flas me njeri. E kishte lajmëruar një banor që është një makinë e dyshimtë që lëviz në lagje. Më thonë ik se e ruaj vetë, jo i thashë se e ruaj vetë”, tregoi Ana.

Më pas policët ishin larguar dhe ajo është larguar e lumtur pasi nuk ka zbuluar asnjë tradhëti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test