Beyonce dhe Jay Z po planifikojnë fëmijën e katërt?

Mediale Vip

Beyonce dhe Jay Z po planifikojnë fëmijën e katërt?

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Beyonce dhe Jay Z

Beyonce dhe Jay Z aktualisht nuk po planifikojnë të kenë një fëmijë të katërt me ndihmën e surrogates pavarësisht raportimeve në media.

Sipas revistës OK!, çifti i njohur po kërkon të zgjerojë familjen vetëm shtatë muaj pas lindjes së binjakëve të tyre.

“Me problemet e tyre martesore të tejkaluara, ata nuk shohin ndonjë arsye për të pritur”, thotë një burim për revistën duke shtuar se këngëtarja 36 vjeçare me sa duket do të punësojë një surrogate për të mbartur fëmijën e saj.

“Ata planifikojnë të mbulojnë çdo shpenzim për të bërë përvojën e surrogates sa më të lehtë”, shton ky burim.

Por duket se gjithçka është false.

Gossip Cop nga burime të sigurta raporton se Beyonce dhe Jay Z nuk janë duke planifikuar një gjë të tillë.

Planet e çiftit mund të ndryshojnë në të ardhmen, por ata për momentin nuk po planifikojnë për një fëmijë të katërt.

Beyonce përjetoi disa komplikime të vogla kur  lindi binjakët e saj qershorin e kaluar, gjë që ndoshta është edhe arsyeja pse tabloidi po spekulon se Beyonce do të punësonte një surriogate nëse do më shumë fëmijë.

Megjithatë, ky duket se nuk është një diskutim që po ndodh në familjen e çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat