Dakota Johnson flet për skenat intime në “Fifty Shades Freed”

Mediale Vip

Dakota Johnson flet për skenat intime në “Fifty Shades Freed”

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:29
Dakota Johnson dhe Jamie Dornan

Dakota Johnson ka folur rreth skenave intime me Jamie Dornan në Fifty Shades Freed.

“Unë bëra përgatitje të mëdha psikologjike”, tha Dakota për ET. “Do të thotë, unë kam shumë më tepër për të treguar nga trupi im se Jamie, por ai i bën të gjitha”.

Dakota shtoi se skenat seksuale nuk janë “diçka e lehtë për t’u bërë”.

“Me të vërtetë duhej të përgatitesha për çdo gjë dhe të dija saktësisht se çfarë do të bënim dhe se si do t’i realizonim skenat, ato më intime. Gjatë rrjedhës së tre filmave, kurrë nuk u bë më e lehtë”, vazhdoi aktorja.

Dakota dhe Jamie për fat të mirë kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. “Fatmirësisht, Jamie dhe unë ishim aq të rehatshëm me njëri-tjetrin dhe ndihemi të sigurtë dhe të mbrojtur”, shtoi ajo.

“E di se për çfarë kam nënshkruar. Nuk është sikur po më detyrojnë t’i heq rrobat e mia. Unë kam zgjedhur ta bëjë këtë punë”, tha në fund Dakota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat