Rudina Magjistarit i dedikojnë këngë në emision

Mediale Vip

Rudina Magjistarit i dedikojnë këngë në emision

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 23:05
Rudina Magjistari

Zakonisht është ajo që u bën befasi të ndryshme të ftuarve në emisionin e saj.

Por, kësaj radhe, prezantuesja Rudina Magjistari ishte vet protagoniste e një surpriza të bukur.

Bëhet fjalë për një këngë befasi, të kënduar nga këngëtari i njohur Gjergj Leka, i cili ia ka dedikuar së fundmi asaj.

“Meqë jemi tek surprizat që më ke bërë ti. Sot isha nga vjehrra ime dhe më pyeti nëse mund të përgatiste një byrek për ty. Por, kjo nuk është dhuratë. Ti mendon se një kokë si e imja do linte pa të bërë një surprizë ty? U bë tre herë që më surprizon. Një tip si unë ç’dhuratë mund ti bëjë Rudina Magjistarit që i ka të gjitha? Por unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë. Në atë këngë nuk është vetëm dora e Gjergj Lekës por e të gjithëve. Dhe e drejta e autorit në këtë këngë është shprehja që komshija ime i thoshte vajzës së vet: Të rritesh dhe të bëhesh zonjë si Rudina Magjistari”, ka thënë Gjergj Leka pas prezantimit të këngës.

Këngën në fjalë, mund ta dëgjoni nga minuta ’02:15. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat