Rikthehet aktori italian, por këtë herë në teatër

Mediale Vip

Rikthehet aktori italian, por këtë herë në teatër

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:26
Skenari i pjesës ka të bëjë me problemet dhe dilemat e një çifti.

Pas një karriere 20-vjeçare në botën e televizionit dhe kinematografisë, aktori italian Raoul Bova, kthehet në teatër për të interpretuar krah aktores Chiara Francini, një pjesë të regjisorit Luca Miniero.

Në 25 shkurt është planifikuar që Raul Bova, i identifikuar si një ndër aktorët më të suksesshëm të kinematografisë italiane, të interpretojë në shfaqjen e titulluar “DY” në Milano.

Skenari i pjesës ka të bëjë me problemet dhe dilemat e një çifti.

Të dy protagonistët, Marco dhe Paola, në pragun e bashkëjetesës, ai duke luftuar me instalimin e një krevati, ndërsa ajo me një seri të pyetjesh në lidhje me të ardhmen e tyre në çift: si do të jemi për njëzet vjet, a do ta duam ende njëri-tjetrin?

Raul dhe Chiara, dy personazhe të cilët kanë opinionet, parashikimet e tyre të ndryshme për jetën dhe supozimet për të ardhmen.

Paola, e cila interpretohet nga Chiara, është një femër “e re” gati në mes të traditës dhe modernitetit. Është e lirë, punon dhe nuk ka frikë për të marrë edhe pyetjet më të vështira, por në të njëjtën kohë ajo dëshiron edhe të realizojë një martesë. Paola gjithashtu kërkon një dashuri dhe marrëdhënie që ka stabilitet.

Ndërsa Raul, ndryshe nga partnerja e tij në shfaqje ndan një tjetër mendim. Raul në intervistën e dhënë gjatë provave në teatër ka shpjeguar: “Ne duhet të martohemi kur jemi të pjekur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat