Sërish probleme për Selena Gomez, ja çfarë thotë këngëtarja - Bota Sot
Sërish probleme për Selena Gomez, ja çfarë thotë këngëtarja

Mediale Vip

E shtunë, 26 maj 2018

Sërish probleme për Selena Gomez, ja çfarë thotë këngëtarja

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:13
Selena Gomez

Edhe pse viti 2018 nisi mirë për Selena Gomez, duket se tashmë këngëtarja është në një gjendje të rëndë mendore. Në mediat rozë prej disa ditës përflitet se këngëtarja sapo ka përfunduar një trajtim mjekësor i cili zgjati rreth dy javë mbi ankthin dhe depresionin.

Gomez ka folur për herë të parë në një intervistë për “Harper Bazaar”, ku ka treguar për gjendjen e saj emocionale.

“2018 do të jetë një vit i mirë, sepse është ajo ç’ka unë besoj dhe dëshiroj për veten time. E di shumë mirë se nuk do të mundem dot të dal prej asaj gjendje dhe ta hedh pas”, ka thënë këngëtarja.

“Nuk do të vijë ajo ditë që unë të them: Hej, ja ku jam këtu e veshuri mire e bukur dhe fitimtare! Është një betejë që me duhet ta përballoj gjithë jetën”, është shprehur ajo.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test