Kylie apo Beyonce? Kush e “fiton” garën në Instagram? - Bota Sot
Kylie apo Beyonce? Kush e “fiton” garën në Instagram?

Mediale Vip

E diel, 20 maj 2018

Kylie apo Beyonce? Kush e “fiton” garën në Instagram?

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 19:40
Beyonce dhe Kylie

Rrjetet sociale janë kthyer në një burim të fuqishëm promovimi për personazhet e famshëm, e ndjekjet e tyre nga fansat, publike për të gjithë, na ndihmon të kujtojmë se cili ndër to është më i ndjekuri e më i pëlqyeri. Ne personalisht ndjekim personazh të shumtë dhe emra të njohur numërojnë sot miliona ndjekës.

Përmendim ndër to emra si Selena Gomez, e cila është renditur edhe si personi VIP i cili merr m shumë para nga ky rrjet, Beyonce, Kim Kardashianetj,. Por duket se të gjitha gocat janë “mundur” nga Kylie Jenner. Diskutimet e pafundme mbi shtatzëninë e saj, misteri që e mbuloi atë dhe më pas lindja e vajzës së saj, bënë që ajo të numërojë miliona ndjekës.

Në foton e publikuar, ku mbanë dorën e së voglës së saj, Kylie arriti të marrë plot 14.994.521 pëlqime, duke ja kaluar edhe Beyonce-s, e cila mori 11.2 milion pëlqime kur njoftoi mbi shtatzëninë e saj. Tani më mirë mos t’i marrim me mend fitimet që ka marrë Kylie nga këto!

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test