E shtuna e fundit me “Shiko kush luan”

Mediale Vip

E shtuna e fundit me “Shiko kush luan”

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Luana Vjollca

Pak ditë më parë këngëtarja Besa Kokëdhima nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram zbuloi se këtë të shtunë do të jetë e ftuar në programin “Shiko kush luan”.

Por Besa gjithashtu zbuloi se pjesë e skuadrave të kuqe dhe blu do të jetë edhe grupi “West Side Family.

Ndërsa të plotë panelin e të ftuarve në puntatën e fundit të “Shiko kush luan” e ka zbuluar moderatorja Luana Vjollca, e cila premton surpriza dhe argëtime pa fund këtë të shtunë në orën 20.50.

Besa Kokëdhima, Eli Fara, West Side Family, Fifi dhe Endi Cini, janë të ftuarit të cilët do të qëndrojnë krah dy kapitenëve, Ed Manushi dhe Gent Hazisi.

Por jo vetëm të ftuarit, por Luana ka zbuluar edhe look-n e saj këtë të shtunë.

Moderatorja ka publikuar një video në Instagram ku ka treguar se ka zgjedhur një fustan të bardh të shkurtër, ndërsa flokët ka preferuar ti mbajë të gjata dhe sigurisht bjondë.

Në videon e publikuar Luana shfaqet edhe si moderatore por edhe si lojtare, pasi është protagoniste në lojëra të ndryshme.

Kjo e shtunë e fundit pritet të sjellë larmishmëri, ashtu si cdo javë, vetëm në ekranin e Top Channel.

Ky sezon i parë i “Shiko kush luan” mund të konsiderohet shumë i suksesshëm, për faktin se ka shënuar numër rekord audience.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat