Aktorja akuzon regjisorin: Më ka kërcënuar me jetë

Mediale Vip

Aktorja akuzon regjisorin: Më ka kërcënuar me jetë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:17
Salma Hayek

Fillimisht ka heshtur por tashmë ka vendosur të flasë. Bëhet fjalë për aktoren meksikane, Salma Hayek, e cila ka qenë e ftuar tek Oprah Winfrey ka shpjeguar arsyet përse ka heshur për rastet e abuzimit, një nga debatet më të diskutuara të momentit. Aktorja ka folur për rastin e saj me rezgjizorin Weinstein.

Pas intervistës dhënë në New York Times, aktorja i është rikthyer çështjes duke theksuar se regjizori e ka kërcënuar, kërcënime që sipas saj kanë arritur deri tek marrja e jetës. Kërcënimet sipas Selmës kanë nisur gjatë xhirimit të filmit “Frida”: “Në vitin 2002 kur ishim në xhirimet e filmit Frida, Weinstein i tha regjisorit Julie Taymore se ai donte të më thyente këmbët”.

Aktorja e “Trafikut” shpjegoi se ndihej e turpëruar që nuk i kishte thënë menjëherë kërcënimet e marra nga Weinstein: “Unë kam mbrojtur gjithmonë viktimat e abuzimit dhe për këtë kam tradhtuar vlerat e mia duke heshtur, por besova se duke shtuar veten në korin e akuzave ishte e padobishme. Ndjeva se dhimbja ime ishte më pak e rëndësishme se të tjerët, mendova se nuk kishte arsye për mua të flisja, sepse ajo që ndodhi me mua mund të ndodhte tek të gjithë. Por pak nga pak kuptova se nëse bashkohesh në beteja të caktuara, mund ta bësh atë. Kjo nuk është një dramë, nuk është për dhimbje, është diçka që mund të bëjmë në një mënyrë të fuqishme. për t’i bërë gjërat të ndryshojnë “- tha aktorja meksikane.

Gjithashtu në refimin e saj, akTorja shtoi: “Në grupin e Frida, ai më kërcënoi me vdekje dhe më kërkoi që të xhiroja skena seksuale, duke thënë se nuk do ta linte filmin të shfaqej në kinema nëse do të kisha kundërshtuar”.

Weinstein, pas këtyre akuzave, mohoi gjithçka dhe tha se nuk e kishte detyruar Hayek për të xhiruar skena seksuale të pajustifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat