Mimoza Shkodra rrëfen momentet e para të takimit me Seldin, tregon 18 vite të skenës muzikore!

Mediale Vip

Mimoza Shkodra rrëfen momentet e para të takimit me Seldin, tregon 18 vite të skenës muzikore!

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Mimoza Shkodra dhe Seldi Qaliu

Këngëtarja e njohur e muzikës pop-folk, Mimoza Shkodra, njihet si një nga femrat më atraktive të estradës.

Ajo ka filluar karrierën muzikore qysh e vogël me pjesëmarrjen e saj në koncerte të ndryshme, madje tërë jetën i’a ka kushtuar muzikës duke mos pauzuar asnjëherë. Ka 18 vite që na shoqëron në skenën muzikore, me këngë dhe hite të shumta e mjaft të pëlqyera, gjatë kësaj periudhe ka shumëçka të tregoj për karrierën e saj.

“Tani i bëj 18 vite në skenën muzikore dhe kam përjetuar shumë gjëra, muzika për mua është pasion, energji pozitive unë kur performoj në skenë harroj gjithçka ndjehem shumë e lumtur” – tha Mimoza Shkodra.

Përveç profesionit të saj si këngëtare, Mimoza tashmë njihet edhe si një farmaciste tejet e zonja por që muzikën e ka më për zemër dhe nuk do ndalet asnjëherë së punuari për të. Megjithatë, këngëtarja Shkodra ka një karrierë të bujshme profesionale, bashkëpunime të shumta dhe raportet i ka mjaft të mira me të gjithë kolegët, por për çka komentohet më së shumti është edhe lidhja e saj me këngëtarin Qalliu.

Kohë më parë ishte zbuluar nga mediat se është në lidhje me Seldi Qalliun, edhe pse dyshja nuk ishin prononcuar lidhur me këtë çështje. Ata preferuan të shijonin lidhjen larg syrit të mediave por që në fund e konfirmuan përmes rrjeteve sociale. Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.

“Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ‘pare pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra.

Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ‘Dashni’, këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat