Balerini shqiptar: Edhe kam vjedhur për të mbijetuar - Bota Sot
Balerini shqiptar: Edhe kam vjedhur për të mbijetuar

Mediale Vip

E diel, 27 maj 2018

Balerini shqiptar: Edhe kam vjedhur për të mbijetuar

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:04
Kledi Kadiu

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu, i cili ka një karrierë të suksesshme në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për BBC. Ai ka treguar vështirësitë për të shkuar në Itali  nëpërmjet anijes së vitit 1991 dhe për peripecitë gjatë mbërritjes në vendin fqinj. Balerini i njohur në rrëfimin e tij  ndalet të tregoj edhe për momentet  e vështira në Itali ku i duhej të punonte punë të ndryshme të rëndomta dhe madje tregon se edhe kishte vjedhur në supermarket ushqime për mbijetesë.

“Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalistë. Doja të isha i lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim. Shqipëria është shumë afër me Italinë, kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme.” rrëfen Kadiu.

Ai ka vijuar të tregojë për situatat e vështira me të cilat është përballur në atë kohë, siç ka qenë mbijetesa.

“Duhej të punoja që të mbijetoja, por ndonjëherë na duhej të kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djathë. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër kuzhina apo në ndërtim. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e show-t për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të çuditshme. Mora kurajon t’i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne”, u shpreh ai.

Sot Kledi Kadiu është ndër shqiptarët më të njohur në botë, e ndër balerinët më të suksesshëm gjithashtu. Aktualisht ai ka një shkollë baleti në Itali, është i martuar me bukuroshen Charlotte Lazari dhe bashkë kanë një vajzë të quajtur Lea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test