Këto ditë, Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo lindi një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Stormi, ndërsa shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehur deri pas lindjes, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, ajo ka sjellë foto dhe video të ndryshme pasi solli në jetë vajzën, e në një prej tyre shihet edhe Travis Scott, i dashuri i saj aktual teksa nën emocione qante pasi mori vesh se është bërë baba.
Ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga ka kërkuar që të bëhet testi i ADN-së tek vajza, ngase pretendon se është babai.
Sipas medieve të huaja, reperi ka kërkuar që të marrë të gjitha përgjegjësitë si prind në rast se vërtetohet atësia.