Princi Uilliam dhe dukesha Kate Middleton nuk po presin binjakë

Mediale Vip

Princi Uilliam dhe dukesha Kate Middleton nuk po presin binjakë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:57
Princ Uilliam dhe Kate Middleton

Prilli i këtij viti do t’i gjejë prindër për herë të tretë Prncin Ulliam dhe dukeshën Kate Middleton.

Kjo e fundit nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës së tretë, ndërsa kohëve të fundit u shtuan zërat se ajo po pret binjakë.

Mirëpo një lajm i tillë nuk pohohet në mënyrë të qartë nga Princi Uilliam, i cili në një deklaratë të dhënë së fundmi, ka thënë se tre fëmijë janë të mjaftueshëm, duke iu referuar që ky i fundit do të jetë po prapë një fëmijë i vetëm.

“Dy janë shumë mirë, nuk e di si do ja bëj me tre. Do të jem gjithmonë i lodhur”, ka thënë me shaka Uilliam.

Ndërkohë, çifti ende nuk kanë vendosur definitvisht se si do të quhet fëmija i tyre i tretë.

Harper’s Bazzar kanë dhënë aludimet e tyre mbi emrin, që sipas tyre mund të jetë një nga këto tre supozimet: Alice, Victoria, ose Arthur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat