Gjaku i Kastriotit”nga Shkodran Tolaj, dedikim jubileut të Kosovës, sonte premierë

Mediale Vip

Gjaku i Kastriotit”nga Shkodran Tolaj, dedikim jubileut të Kosovës, sonte premierë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Nga spoti

Sonte u publikua projekti “Gjaku I Kastriotit” nga artisti Shkodran Tolaj.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka falënderuar bashkëatdhetarët, mërgimtarët, ish të burgosurit, ka kujtuar dëshmorët duke iu përkulur atyre, ka kujtuar intelektualët e krijimit të mendimit të lirë në kohë të vështira para luftës së 99-tës në Kosovës që bënë të jetësuar ëndërrën e mijëra njerëzve- Kosovën shtet. Tolaj ndjehet I privilegjuar që si atist fkëndon lirshëm e plot krenari për shtetin dhe tokën e tij në këtë 10 vjetor dduke sjellur një projekt të punuar me shumë përkushtim e dashuri dhe me një staf të madh artistësh.

Projekti “Gjaku I Kastriotit” ka mbledhur toskë e gegë, muslimanë e katolikë, veriorë e jugorë duke krijuar kolorit veshjesh e pamjesh të jashtëzakonshme që priten të vinë bashkë me krijimin e ri muzikor. Tolaj ka bërë të ditur se autor I tekstit është I madhi dhe I përjetshmi mjeshtër I fjalës Gjokë Beci, autor muzike Përparim Tomcini, ndërkaq orkestrues Ardian Kastrati. Videoklipi është realizuar nga “M production” nderkaq kontribut ka dhënë në ideim artisti Zeni Ballazhi.

Shkodran Tolaj ka arritur të bëjë bashkë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare: ansamblin “Emin Duraku” Shkup, “Xheladin Zeqiri” Tetovë , “Dedë Gjon Luli” Tuz, ansamblin autokton “Rugova” Dukagjin, “Kemajl Azizi” Viti, “Ardhmëria” e Gjakovës dhe Tropojës. Art në vehte paraqesin loja e vallëtarit të parë të ansamblit “Shota” Besnik Graicevcin dhe Afrim Alshiqin si dhe mjeshtrit të ciftelisë Fatmir Makolli. Xhirimet bëhet e ditur se janë kryer në sheshin e kryeqytetit me prezencë të qindra qytetarëve dhe në zonën e vecantë të quajtur “Guri I plakës”.

Sonte në orën 18:00 vjen  premierë për të gjithë publikun shqiptar kënga bashkë me videoklipim, ndërkaq në ora 20:00 për herë të parë këndohet live nga këngëtari Tolaj në shesh të qytetit në koncertin e organizuar për nder të 10 vjetorit të shtetit të Kosovës ku të ftuar janë artistët të mëdhenjë kombëtar si Ilir Shaqiri, Arif Vladi, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat