Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka disa muaj që i dhanë fund beqarisë.
Dasma e tyre ishte një nga më të përfolurat, pasi ajo zgjati tre netë në ambiente të ndryshme. Madje çifti kishin regjistruar dhe nga një këngë dedikuar njëri tjetrit. “Skifterja e zemrës” ishte kënga që Besi i dedikoi Xhensilës në natën e tyre më të rëndësishme të jetës, ndërsa Xhensila “Çelësi i zemrës”.
Sot(e shtunë), në medie doli lajmi se çifti shumë shpejt do të bëhen prindër.
E nuk ka vonuar shumë ka reaguar këngëtarja përmes një postimi të bërë në InstaStory, duke ironizuar një gjë të tillë, e si duket nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
“Na zbuluar” ka shkruar Xhensila në një foto ku shfaqet së bashku me Besin, e duke shtuar më tej se ishte ironi e asaj çfarë është shkruar sot.