Çifti Clooney ndihmon të riun iraken të shpëtojë nga ISIS

Mediale Vip

Çifti Clooney ndihmon të riun iraken të shpëtojë nga ISIS

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:50
George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja Amal

Aktori i famshëm i Hollywood, George Clooney dhe bashkëshortja e tij, avokatja Amal, kanë dhënë shembullin perfekt të solidarizmit.

Çifti i famshëm gjatë një interviste në “My Next Guest Needs No Introduction” ka rrëfyer se kanë ndihmuar një të ri iraken, i cili ishte në përpjekje për ti shpëtuar ISIS.

Amal Alamuddin dhe George Clooney, janë çifti i cili gjithnjë dallohet për veprat e tyre në ndihmë të fëmijëve dhe shtresave në nevojë.

Çifti Clooney ka ndihmuar të riun iraken, të cilin e kanë ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar në universitetin e Çikagos.

Në intervistën e tyre për David Letterman çifti theksoi se pavarësisht çdo gjëje rëndësi ka të vihet drejtësia, por jo nëpërmjet dhunës.

Duke ndihmuar të riun iraken çifti tregoi se sa e rëndësishme është kujdesi ndaj fëmijëve, jo vetëm fëmijëve të tyre, por atyre në mbarë botën, të cilët kanë të drejta të barabarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat