Xheni e pranon publikisht se do të rikthehet: Nuk gjej Benard tjetër

Mediale Vip

Xheni e pranon publikisht se do të rikthehet: Nuk gjej Benard tjetër

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:21
Xheni dhe Benardi

Xheni dhe Benardi kanë qenë çifti më i komentuar i “Big Brother” kohët e fundit pas ndarjes së tyre.

E ftuar mbrëmë në “Oktapod” Xheni është shprehur publikisht se me Benardin do donte të rikthehej.

“E kam menduar të rikthehem. Do ja lë kohës. Nëse dy persona janë destinuar për të qenë bashkë, do lidhen prapë”, tha Xheni.

Pasi Turjan Hyska i tha se sheh pasion tek lidhja e tyre, Xheni u përgjigj: “Po ku gjendet Benard tjetër njëherë”.

Pse kaq i mirë është Benardi e pyeti Turi. “Po është i mirë. Ai nuk më ka tradhtuar kurrë”, u shpreh Xheni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat