Këngëtarja Adelina Ismaili ndryshe njihet edhe si diva e estradës shqiptare.
Për shumë vite i ka argëtuar publikun me projektet e saj të veçanta muzikore.
Pas një pauze nga lindja e djalit, këngëtarja është rikthyer përsëri në ekran, por jo si këngëtare.
Adelina ka filluar një aventurë të re, ajo ka provuar veten në rolin e aktores duke u bërë pjesë e serialit vendor “O sa mirë”.
Këtë vikend ajo po e kalon me më të dashurit e saj, Valin dhe vogëlushin Uliksin, e me një fotografi të ëmbël familjare ajo uroi të gjithë për një ditë të mbarë.
“Çfarë dite e mrekullueshme për të qenë gjallë [????] ”, ka shkruar ajo.