Më në fund konfirmohet! Adelina Tahiri është shtatzënë

Mediale Vip

Më në fund konfirmohet! Adelina Tahiri është shtatzënë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri është këngëtarja që u komentua gjatë në media për lidhjen dhe martesën  me milionerin maqedon Seryzha Markov, për të cilën thuhet se kryen një ceremoni private.

Kohët e fundit, një fotografi e saj në një klinikë gjinekologjike shtoi dyshimet se familja e saj do zgjerohet dhe Adelina do bëhet nënë.

Këtë gjë e kanë konfirmuar mediat kosovare, kryesisht burimet e Prive. Ata shtuan se Adelina është në fillimet e shtatzënisë dhe duhet të presim për të zbuluar detaje rreth gjinisë apo emrit të foshnjes.

Ndërkohë, këngëtarja ka munguar gjatë në botën e muzikës pasi duket se po i përkushtohet seriozisht familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat