Gruaja e Craig, Rachel Weisz: ‘007’ nuk duhet të portretizohet nga një femër

Mediale Vip

Gruaja e Craig, Rachel Weisz: ‘007’ nuk duhet të portretizohet nga një femër

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 08:34
Daniel Craig, Rachel Weisz

Rachel Weisz thotë se agjentin ‘007’ duhet të vazhdojë ta luajë një mashkull edhe pas tërheqjes së burrit të saj, Daniel Craig.

Craig pritet ta luajë James Bondin edhe në një film tjetër dhe pastaj do të largohet nga roli, ndërsa ka kohë që po qarkullojnë emrat e yjeve që mund ta luajnë agjentin sekret.

Përveç emrave të aktorëve, është spekuluar se portretizimi i ‘007’ mund t’i besohet një femre në të ardhmen. Mirëpo, këtë gjë e kundërshton gruaja e Bondit të tanishëm.

47-vjeçarja thotë se femrat duhet t’i krijojnë rolet e tyre dhe jo të përshtaten në rolet tradicionale mashkullore.

Në një intervistë për The Telegraph, ylli i “The Mummy Returns” e ka lëvduar autorin e James Bondit, Ian Fleming, që i ka kushtuar shumë kohë krijimit të një karakteri krejtësisht mashkullor.

“Pse të mos i krijoni tregimet tuaja, në vend se të merrni përsipër diçka të tillë dhe të krahasoheni me gjithë ata meshkuj që kanë luajtur (Bondin) më përpara?”, janë fjalët e saj drejtuar femrave që synojnë rolin e ‘007’.

“Femrat janë fascinuese dhe interesante, prandaj duhet t’i bëjnë tregimet e tyre”, është shprehur ajo.

Craig do të tërhiqet nga roli ikonik pas lansimit të filmit të tij të fundit në rolin e James Bondit që është caktuar të jepet premierë më 8 nëntor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat