Nicol Spaho është një emër i ri, por jo i panjohur në fushën e modelingut. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në Miss Europe dhe renditjes në Top 10, për Nicol u hapën shumë dyer, oferta nga kompani prestigjioze modelingu dhe kontrata të panumërta.
Tiparet ekzotike, kaçurrelat e bukur dhe fiziku perfekt janë mjaft për të rënë në sy të të gjithëve. Dhe e kanë bërë punën e tyre… Tani Nicol ka disa kontrata të hapura, por ndërkohë vijon edhe studimet për drejtësi.
E ftuar pasditen e sotme në Pasdite, Nicol rrëfeu disa prej eksperiencave të saj në kompeticionet e bukurisë, por edhe për një ‘eksperiencë’ që e ndjek në çdo kompeticion, në çdo dalje publike, por edhe në përditshmëri – ngjashmëria me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.
E ndjek gjithmonë ky krahasim, kudo dhe nga të gjithë. Siç tregon vetë bukuroshja, është mëse e zakonshme tashmë edhe kur e thërrasin në emër të Norës. Është mësuar dhe nuk ndihet aspak keq.