Leonardo DiCaprio fotografohet me të dashurën e re

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio fotografohet me të dashurën e re

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:25
Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone

Leonardo DiCaprio ka një modele të re në jetën e tij.

Pasi kishin kaluar pushimet bashkë në Aspen të Kolorados, fituesi i çmimit Oscar është parë sërish me 20 vjeçaren, Camila Morrone në festën e ditëlindjes së Ellen DeGeneres.

Aktori 43 vjeçar dhe modelja nga Argjentina kanë shkuar në festë bashkë derisa DiCaprio është parë duke e vendosur dorën në pjesën e poshtme të shpinës së Morrone.

Të dy kishin qenë në pushime bashkë në Kolorado në muajin janar bashkë me shokun e DiCaprio’s, Tobey Maguire dhe dy djemtë e tij, Otis Tobias (8) dhe Ruby Sweetheart (11)

DiCaprio është lidhur me Morrone në mesin e muajit dhjetori kur ishin parë së bashku duke u larguar nga shtëpia e modeles.

Aktori ka qenë në lidhje me disa modele pas ndarjes nga e dashura, Nina Agdal më herët gjatë këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat