Kreu i komunës së Suharekës ka shfaqur anen e tij romantike.
Bali Muharremaj mund të jetë tejet i angazhuar si i pari i komunës së Suharekës, por ai asnjëherë nuk lë anash familjen e tij.
Me rastin e ditës së dashuruarve, ai ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar bashkëshorten e tij.
“Dashnia nuk matet me kohë e as me moshë. Ajo rritet kur i jep rëndësi çdo ditë…”, ka shkruar Muharremaj përbri fotografisë.
Nga ana e tij, Muharremaj dukshëm vërehet se është i dashuruar kokë e këmbë në gruan e tij, derisa e vështron me gjithë sytë e tij.
Si çift duken për bukuri, dhe shumë kush mund edhe t’i ketë zili!