Gjendet motra e Arielle Kebbel

Mediale Vip

Gjendet motra e Arielle Kebbel

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 00:51
Arielle Kebbel

Aktorja Arielle Kebbel shfrytëzoi Instagramin për të zbuluar një lajm të mirë – motra e saj Juluia u gjet dhe është mirë.

Motra e aktores 32-vjeçare u zhduk më 31 janar. Arielle kishte postuar foto të saj dhe po e kërkonte motrën, por tani raportohet se Julia është kthyer në shtëpi.

“Është një ditë e re, dhe me gëzim e lehtësim të madh po ndaj lajmin e mrekullueshëm, motra ime Julia dhe qeni i saj Cindy janë gjetur. Ndërkohë që kërkojmë privatësi në këtë kohë, familja ime dhe unë duam t’ju falënderojmë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë dy javëve të fundit. Ne falënderojmë edhe departamentin e policisë në Los Angeles”, shkroi Arielle në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat