Sherr mes miqve, Ermali i drejtohet Elvana Gjatës: Goce t’i jap flokët në dorë

Mediale Vip

Sherr mes miqve, Ermali i drejtohet Elvana Gjatës: Goce t’i jap flokët në dorë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:11
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

Këngëtarja Elvana Gjata dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi njihen për miqësinë e tyre disavjeçare. Gjithmonë ata të dy janë shprehur se marrëdhënia e tyre është si motër dhe vëlla.

Por mesa duket së fundmi gjërat mes tyre nuk janë edhe aq mirë, pasi ka ndodhur një sherr mes tyre. Siç dihet tashmë Elvana do të jetë e ftuar të shtunën në “Xing me Ermalin”, e teksa ka qenë në dhomën e grimit, këngëtarja i ka bërë një pyetje Ermalit që e ka nxehur atë.

“Goce t’i jap flokët në dorë unë, se ti s’më njeh akoma mirë. T’i jap flokët në dorë”, i ka thënë Ermali Elvanës dhe më pas ka vepruar. Se çfarë ka ndodhur më pas na mbetet ta zbulojmë të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat