Luana e thotë me plot meritë: JA DOLA

Mediale Vip

Luana e thotë me plot meritë: JA DOLA

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 21:11
Luana Vjollca

Është shëndrruar në një nga prezantueset me të dashura të publikut.

E këtë gjë, bukuroshja shqiptare Luana Vjollca e ka arritur fal zgjuarsisë, thjeshtësisë dhe bukurisë që posedon.

Ka javë që Luana na ka shoqëruar me emisionin e saj ‘Shiko kush luan’ çdo të shtune mbrëma, duke argëtuar miliona shqiptarë me një emision që ka përmbajtur skenar dhe regji tejet të përsosur dhe profesionale.

Rubrikat, lojërat dhe sfidat e mysafirëve që ka ftuar për çdo puntatë edhe sot pas përfundimit të emisionit, do të mbetën gjithmonë në memorien tonë.

Luana ka hedhur një fotografi dhe shkrim në Instagram ku ka treguar gjithë kohën, mundin dhe dedikimin e saj që të realizojë një emision jo vetëm si moderatore por edhe si autore e ‘Shiko kush luan’.

Me plotë krenari, bukuroshja Vjollca tha ‘JA DOLA’.

Në fakt, Luana ka të drejtë dhe me plotë meritë t’i thotë këto fjalë, pasi vërtetë ia ka arritur që t’ia del, t’i bëj për vete shumë shikues, të ‘lidhur’ pranë ekranit të televizionit.

Urojmë që Luana të vijë prapë me gjëra të bukura, të paktën kështu i ka premtuar edhe vet ajo!

 

“Shiko kush LUAN” ishte nje nga provat e medha qe kam marr persiper pa e ditur ku do te me conte. Por dashuria,pasioni,instikti me thane PO. Per here te pare me pergjegjesi totale edhe ne rolin e autores aq sa shpesh dilja pa e pare skenarin sepse prezantimi dashur pa dashur kishte kaluar ne prioritet te dyte (kjo sepse ndonjehere nuk me dilte koha per ta bere aq perfekt sa deshiroja cdo sekond qe do ndaja me ju ne 110 minuta emision dhe deri ne minutin e fundit para se te dilja ne skene i kushtoja rendesi edhe detajit me te vogel. Kete here koha per te perseritur skenarin,per te menduar me ore cdo vishja e si do dukesha nuk me premtonte) Mund te them qe ka qene emisioni me i veshtire qe kam bere. 6 te ftuar te njohur. 17 rubrika,11 lojra,6 sfida nga nje emision ne tjetrin te gjitha keto te ndryshuara,seicila e projektuar dhe e menduar me detaje per cdo te ftuar. I kushtova 4 muaj kohen time te plote,24 ore,duke dhene maximumin. SHUME PUNE, shume lodhje,shume pak ore gjume me qellimin e vetem.. per tja dal. Nga mijera mesazhe,komente,nga gjithe dashuria e mbeshtetja qe kam marr nga ju gjate gjithe kesaj periudhe e sidomos keto dite qe nga momenti i perfundimit te emisionit..sot mund ta them me gojen plot JA DOLA. Fjala “Faleminderiit” ndonjehere nuk mjafton per tju shprehur mirenjohjen time te gjitheve ju qe jeni me mua ne cdo hap timin e besoni fort tek une. Gjera te bukura po vijne...

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat