Elvana Gjata puthet në buzë me Kejvinën e Ermalit?!

Mediale Vip

Elvana Gjata puthet në buzë me Kejvinën e Ermalit?!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:53
Elvana dhe Klevina

Lajmi se Elvana Gjata do të jetë e ftuar këtë të shtunë në "Xing me Ermalin", është bërë i ditur tashmë dhe prej disa ditësh është pritur me padurim intervista e parë pas kaq shumë kohësh e këngëtares

Elvana do të flasë për karrierën, jetën private, ndarjen nga Threedots e shumë çështje të tjera për të cilat publiku është kurioz.

Një nga momentet më kulminante të emisionit që do ndiqni nesër në 21:00, do të jetë çasti kur Elvana puth Kejvina Kthjellën.

Image

 

Kjo e fundit hyn në studio dhe pyet Elvanën: "Çfarë mendimi ke për vajzat ti? Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë"

"Qyqjaaa", tha Elvana dhe vuri duart në faqe si në shenjë turpi, pas asaj që tha Kejvina.

"Unë jam shumë Pro femrës, por jo në atë kuptim që the ti. Më kupton? Kështu që...", tha Elvana dhe u ngrit papritur e pa kuptuar dhe puthi Kejvinën duke i lënë të gjithë të shokuar. Por se çfarë ka ndodhur, do e ndiqni të plotë ditën e nesërme në 21:00 në "Xing me Ermalin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat