Rita Ora po bën historinë, thyen rekord

Mediale Vip

Rita Ora po bën historinë, thyen rekord

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:01
Rita Ora

Padyshim që Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun ndërkombëtar. Dhe ylli i popit ka thyer rekord në Official Chart, i mbajtur nga 2 artise britanike për 30 vite.

Bashkëpunimi i këngëtares me Liam Payne 'For You' është kënga e saj e 12-të në 'Top 10' në Official Singles Chart këtë javë, duke u ngjitur në numrin 8 në 'Top 40'.

Rita Ora ka barazuar rekordin e 'Top 10 single' nga një artise britanike femër, duke iu bashkuar Shirley Bassey dhe Petula Clark, të cilët gjithashtu kanë secila nga 12 singëll në Top 10.

Këngëtarja ka shkruar në Instagram: "Historia po bëhet!"

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat