Dua Lipa publikon letrën e refugjates nga Kosova

Mediale Vip

Dua Lipa publikon letrën e refugjates nga Kosova

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:16
Dua Lipa

Në dhjetëvjetorin e pavarësisë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka publikuar në Instagram një letër që ka pranuar nga një fanse e saj me emrin Gresa Lecaj.

Gresa i shkruan Duas duke i treguar se kishte shkuar të jetojë në Amerikë si refugjate, dhe se si ylli muzikor shërben si shembull për t’u ndjekur nga ajo.

Dua e ka publikuar këtë letër, ku edhe ka shtuar përgjigjen e saj:

Letra e Gresa Lecajt:

Dua Lipa,

Quhem Gresa Lecaj dhe dua të të falenderoj që je një rol i mirë doel për vajzat e reja shqiptare në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar.

E di si është të rritesh në SHBa si një refugjate nga Kosova, nuk ndjeja se ishte dikush sikur unë në Amerikë.

Shpresoj se do të vazhdosh të lulëzosh, dhe ta bësh vendin tënd krenar.

Të Dua, Dua

Gresa Lecaj

Përgjigja e Dua Lipës:

Gresa, të faëlenderoj për letrën tënde të ëmbël. Janë vajzat si ti që më inspirojnë. Ka vajza sikur ne kudo në botë. Dhe jo vetëm ato nga Kosova që ndjehen njësoj. Ia ruajmë njëri-tjetrit shpindën…gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat