Pas divorcit, Jennifer Aniston ribashkohet me Brad Pitt?

Mediale Vip

Pas divorcit, Jennifer Aniston ribashkohet me Brad Pitt?

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 09:52
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Ka qenë një ndër çiftet më të preferuara në Hollywood.

Të dy shumë të bukur, të suksesshëm, të famshëm, me para, një çiift perfekt që të gjithë i kishin zili. Bëhet fjalë për Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Këta të fundit janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes, pas ndarjes së tyre nga partnerët përkatës, Angelina dhe Justin.

Vetëm një ditë më parë, aktorja e serialit ‘Friends’, njoftoi se së bashku me Justin kishin marrë vendimin për t’u ndarë, por vijonin të ishin miq shumë të mirë. Menjëherë fill pas këtij lajmi filluan spekulimet për një ribashkim të mundshëm mes saj dhe Brad.

A do të kemi një rilidhje sërish pas kaq shumë vitesh të çiftit? A ka qenë divorci i Brad shkak për ndarjen e Jennifer? Sa shumë pikëpyetje nga kjo ndarje që shpresojmë të marrin një përgjigje në të ardhmen. Kot nuk thonë: dashuria e parë nuk harrohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat