Selena dhe Justin e kanë programuar mirë kohën e tyre

Mediale Vip

Selena dhe Justin e kanë programuar mirë kohën e tyre

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Selena Gomez dhe Justin Bieber

Duket se Selena Gomez ka vendosur që t’ua dedikojë plotësisht kohën e saj shoqeve dhe të dashurit.

Pas shumë thashethemesh se ajo ishte ndarë nga Justin Bieber, pasi prindërit e saj nuk ishin dakord për ribashkimin e tyre, Selena dhe Justin na treguan që jo vetëm nuk janë ndarë, por janë më të dashuruar se kurrë dhe ky Shën Valentin i gjeti bashkë.

Të dy janë shkëputur nga muzika, duke mos sjellë asnjë klip të ri, por edhe edhe nga koncertet dhe kanë marrë pak kohë për të pushuar. Këtë kohë po përpiqen ta shfrytëzojnë më së miri dhe duket se e kanë programuar shumë mirë që të qëndrojnë edhe me shokët, por edhe të kalojnë shumë kohë bashkë.

Pas Shën Valentinit me Justin, tani është koha e vajzave. Selena është fotografuar teksa po bënte xhiro rrugëve të LA me mikeshën e saj të ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat