Robert Berisha zbulon të vërtetën e pistoletës në krahun e Norës

Mediale Vip

Robert Berisha zbulon të vërtetën e pistoletës në krahun e Norës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 23:30
Nora Istrefi

U bë mashkulli më i preferuar i femrave pasi u shfaq në klipin e Nora Istrefit me një tatuazh në krah, dedikuar asaj. 

Nga dashuria mes tyre lindi vogëlushja Renne, por ekziston një kuriozitet për këngëtaren nga Kosova, të cilën nuk e dinim.

Robert Berisha, i mbushur me tatuazhe zbuloi në intervistën për 'Why Not' nga Roza Lati arsyen përse Nora bëri një pistoletë në krah.

Pjesë nga biseda

Robert Berisha: Nora ka vetëm dy tatuazhe. Një në gishta dhe unë kur mbusha krahun, Nora qëndroi aty, mendoi se mbaron për 20 minuta. 3 seanca nga 5 orë i kam patur, në njërën mora dhe Norën me vete në Shkup. Rrinte aty në laptop, gjeti një pistoletë e tha ta bëj këtë. E bëri në dorë, kishte shenjë nga lindja nga vaksina dhe zgjedhëm vendin.

Roza Lati: Çfarë lidhje kishte me Norën, ajo është shumë e brishtë.

Robert Berisha: Të gjithë e kanë bërë këtë pyetje por ishte një pistoletë meksikan i vjetër shumë i bukur. E ka bërë Nora se e kisha bërë dhe unë. Vetëm ajo i pëlqeu për momentin dhe ia mbulonte shenjën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat