Gold AG pavarësinë e Kosovës e ka festuar në Belgjikë me shumë publik shqiptarë

Mediale Vip

Gold AG pavarësinë e Kosovës e ka festuar në Belgjikë me shumë publik shqiptarë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:51
Gold Ag

Reperi Gold AG në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës u ka kënduar një numri të madh shqipfolësve në Belgjikë.

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vetë reperi shihet një numër i madh i publikut që kanë shkuar atje për ta dëgjuar Goldin duke këndua.

Në këtë video shihen edhe flamujt kuq e zi me të cilët shqiptarët në diasporë janë ndier dhe vazhdojnë të ndihen krenarë por nuk kanë munguar as ngjyrat e flamurit të Kosovës.

”Ne qender te Brukselit  [??]  Festojme pavaresine e Kosoves” ishte mbishkrimi i videos të publikuar nga Goldi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat